Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në kuadër të 5 viteve të Reformës në Drejtësi tha se është ecur shumë para dhe se tashme refroma ka dhënë rezultate e para. Kim tha se tashmë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe se kanë dhënë rezultate me veprimet e tyre, ndërkohë që shtoi se edhe vettingu ka shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
Ambasadorja amerikane theksoi në fjalën e saj se ende ka njerëz që nuk duan që kjo Reformë të ecë para, dhe se shumë duan që ta bllokojnë vazhdimin e saj.
Diplomatja amerikane tha se është puna e gjithësecilit që të vazhdojë të çojë para këtë Reformë ndërkohë që konfirmoi se SHBA do të jetë në krah për të mbështetur Shqipërinë gjithmonë.
‘5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore. Shqiptarët mbështesin Reformën në Drejtësi gjë që dëshmon sesa shqiptarët e zakonshme dëshiron një ndryshim thelbësor të ndryshimeve në Drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehët por tani jemi duke para rezultate Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzkonashëm dhe jemi duke parë rezlutatet e gjithë këtu përpjekjeve.
Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate. Vettingu i fuqishëm ka shkulur gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë pavarësisht sa i fuqishme mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshëmërisë.
Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte, por shumë do të vazhdojnë që ta parandalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithsecilit rreth kësaj tryeze e shqiptarëve që të rikonfirmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku të qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj. Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në administratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerësojmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë.
Të përmirësohemi që tja dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që të jeni pjesë e sistemit të drejtësisë.’- tha Kim.
/Priza.al/