“50-100 mijë lekë për favorizime” Si u ‘zbuluan’ oficerët në Elbasan (Emrat)

Çelnik Tosja dhe Safet Shuka janë dy oficerët e Policisë Gjyqësore në Elbasan, të cilët akuzohen për marrjen e ryshfetit nga disa persona dhe kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin. Mësohet se hetimet kanë nisur që prej nëntorit të vitit 2022 dhe dy oficerët janë përgjuar.

Përveç tyre, edhe për tre persona janë caktuar masë sigurie, si ajo e detyrimit të paraqitjes. Hetimi ndaj tyre do të vazhdojë në gjendje të lirë.

Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se këta persona kanë ndikuar te oficerët e Policisë Gjyqësore, në këmbim të shumave monetare që varionin nga 50-100 mijë lekë të rinj, për t’i favorizuar për shkelje ligjore.

Merrnin ryshfet, SPAK arreston dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *