Rreth 500 mijë euro të padeklaruara u kapën këtë pasdite në portin e Durrësit, brenda një autobusi i cili vinte nga Italia.
Shoferi i këtij autobusi ishte Elidon Çela i cili tashmë është shoqëruar nga policia.
Po kush është Elidon Çela?
Elidon Çela është pronar i agjencisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura”.
Burime për median bëjnë me dije se Çela është kapur edhe njëherë tjetër nga policia duke transportuar para të padeklaruara dhe mallra të vjedhura.