500 mijë eurot brenda autobusit/ Reagon policia e Durrësit

Një sasi prej 500 mijë euro janë kapur sot brenda një autobusi në Portin e Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se paratë ishin fshehur brenda 6 qese plasmasi dhe se janë shoqëruar disa persona.

Kujtojmë se deri më tani është arrestuar drejtuesi i autobusit që vinte nga Italia, Elidin Çela.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plasmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

Foto-Lajm/ Ky është autobusi ku u gjetën rreth 500 mijë eurot e padeklaruara


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *