500 viktima nga vala e të nxehtit në Spanjë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez tha se më shumë se 500 njerëz kanë humbur jetën gjatë valës së të nxehtit 10-ditor.

Spanja, Portugalia dhe Greqia janë disa nga shtetet që kanë përjetuar rritje ekstreme të temperaturave.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen. Në Spanjë, të paktën 20 zjarre janë jashtë kontrollit.

Temperaturat në Portugali arritën në 47C të enjten, një rekord për korrikun. Pjesa më e madhe e vendit është vënë nën rrezik të lartë zjarri nga zyra kombëtare meteorologjike IPMA.

Disa fshatra u evakuuan pas një zjarri në zonën Murça të Portugalisë veriore, ku një burrë dhe një grua rreth të 70-tave vdiqën në makinën e tyre ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga flakët.

Ndërsa, temperaturat më të larta se 40 gradë Celsius janë regjistruar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave të përkohshme të Met Office, Coningsby në Lincolnshire ka raportuar temperatura prej 40.3 gradë Celsius.

Kkompania hekurudhore spanjolle, Renfe ka pezulluar shërbimin e trenit midis Madridit dhe Galicia për shkak të një zjarri në Zamora.

Flakët kanë shkatërruar tashmë rreth 14 mijë hektarë tokë në të gjithë vendin nga Andaluzia dhe Extremadura në jug dhe perëndim, përmes rajoneve qendrore të Castilla-La Mancha dhe Castilla y León, dhe në rajonin Murcia dhe Valencia në lindje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *