51 vjeçarja italiane u plagos nga plumbi qorr në Tiranë, familja kërkon transferimin e saj në Puglia!

Familja e shtetases italiane e cila u plagos nga një plumb qorr natën e vitit të Ri kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Avokati i familjes së gruas, e identifikuar me inicialet A. K., 51 vjeçe ka nisur një apel për autoritetet shqiptare për të lehtësuar transferimin e shpejtë nga ‘Spitali Universitar i Traumes’ në Tiranë drejt Pulias.

 

“Klientja ime është e vetëdijshme. Sipas mjekëve, jeta e saj është jashtë rrezikut. Kërkojmë ndërhyrje nga institucionet vendase, për shembull rajoni i Pulias, për të lejuar transferimi i gruas me ambulancë ose avion”- është shprehur avokati Leonardo Candeloro për mediat italiane.

Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024.

Në njoftimin e saj të shpërndarë paraditen e 1 janarit policia informoi se dyshonte se plaga mund të ishte shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia por ende nuk ishte identifikuar burimi i zjarrit.

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” informoi policia e Tiranës atë ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *