Paraja nuk mund ta blejë lumturinë por mund ta bëjë jetën më të lehtë. Megjithatë, një burrë, që fitoi lotarinë shprehet se do të ishte më mirë të mos kishte marrë asgjë. Mark Lipsham, një shofer kamioni 53-vjeçar nga Auckland, Zelanda e Re, pati fat një ditë në 2017 kur fitoi 12 milionë euro.
Disa javë para se të fitonte çmimin, Marku filloi të ëndërronte për numrat, kështu që vendosi të luante me to. Pasi fitoi 12 milionë euro, ai u largua të nesërmen, pa e ditur problemin me të cilin do të përballej. “Më çoi në probleme me veten time, sepse nuk po funksionoja si më parë”, tha ai.
Mark kujtoi se si ai u bë “i depresionuar, i stresuar dhe i frustruar” sepse njerëzit përreth tij prisnin që ai t’u jepte para. Megjithëse fitoi shumën e madhe, ai vazhdoi të jetonte në shtëpinë e tij modeste dhe vendosi që të mos bënte blerje të mëdha për shkak se shqetësohej se si do t’i menaxhonte këto para.
Dy vite pas fitores, ai punësoi një ekspert për ta trajnuar për shëndetin, marrëdhëniet , çështjet ligjore dhe financat e tij. Më pas, ai planifikoi të investonte në pronë, për të cilën ai thotë se i kishte dhënë “ekspertit” 1.7 milionë euro për të blerë pronën në emër të tij.
Kur humbi kontaktet me ekspertin që kishte punësuar, ai kuptoi gjendja e llogarisë së tij bankare ishte ulur me 1.7 milionë euro. Marku filloi një betejë ligjore për të rimarrë paratë e vjedhura nga mashtrimi. “Në fund, fitorja nuk më ndihmoi aspak. Më mashtruan dhe humba shumë para”, tha ai.