Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur në Greqi.
53-vjeçari është zhdukur në zonën e Kos të dielën më 9 prill, ndërsa siç thuhet në njoftim, ka të dhëna se ai mund të jetë në Syros.
“Autoritetet u informuan për zhdukjen e 53-vjeçari ditën e sotme (14 prill) dhe menjëherë kanë vazhduar me publikimin e të dhënave të tij me kërkesë të të afërmve, pasi mund t’i rrezikohet jeta.”
Sipas medieve greke, 53-vjeçari është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri dhe sy kafe të errët. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë, pulovër të zezë, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.
Autoritetet greke i kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët mund të kenë informacion që të kontaktojnë menjëherë në numrin 1017.