Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në ambientet përpara Parlamentit aty ku po mbahet protesta e opozitës.
Ai nuk ishte i pranishëm që në nisje të saj, pavarësisht thirrjeve që vetë ai u ka bërë qytetarëve pë pjesëmarrjen në protestë.
Meta iu bashkua Berishës, në tubimin, i cili sipas tyre ka për qëllim rrëzimin e qeverisë.