Një 55-vjeçar ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka qëlluar veten në Kolorado në SHBA.
Vrasja ka ndodhur të shtunën, kur 55-vjeçari Cristof Kreb ka qëlluar gruan e tij Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç.
Mësohet se 9-vjeçari Barret Kreb ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri, ndërsa Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë.
Polica ka mbërritur në vendin e ngjarjes , por i ka gjetur të pajetë të katër anëtarët e familjes. Mediat e huaja shkruajnë se Cristof Kreb ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs.
Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha përfaqësuesja e familjes Laura Muir Mellini.
/Priza.al/