554 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta vendos kurorë me lule në memorialin e Heroit

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, teksa sot përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Nga vendi ku prehen eshtrat e Skënderbeut në Lezhë, Meta lartësoi figurën e Gjergj Kastriotit, si simbol i identitetit kombëtar.

“Gjergj Kastrioti me veprën e tij do frymëzojë shqiptaret përgjithmonë në gjithë betejat e tyre për sovranitet dinjitet kombëtar e liri”, theksoi kreu i shtetit.

Sot është dita e kalimit në përjetësi e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut të cilin me shumë të drejtë Fan Noli do e konsideronte shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët përgjithnjë sepse është jo vetëm kryeheroi ynë kombëtar që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, por edhe është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe heroi i qytetërimit evropian që përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të kombit tonë e rrugën e të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”

Kjo figurë kaq e madhe që dhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes tonë kombëtare në luftën për liri e shtetformim pavarësi e pikërisht Gjergj Kastrioti që me veprën e tij do frymëzojë shqiptaret përgjithmonë në gjithë betejat e tyre për sovranitet dinjitet kombëtar e liri.

Presidenti Meta vendosi sot një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, në 554-vjetorin e vdekjes së tij.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *