Shqiptarët përkujtojnë këtë janar, 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në kujtesë të kësaj dite, nxënës të shkollave të mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe pjesëmarrës të olimpiadave në lëndën e historisë u mblodhën sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, në një bashkëbisedim mbi figurën simbol të qëndresës së kombit shqiptar, Skëndërbeun.
Kryeministri Rama iu bashkua këtij bashkëbisedimi, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me pjesëmarrjen edhe të studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Aurel Plasari, i cili dhuroi për nxënësit veprën e tij “Skënderbeu një histori politike”. Rama i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga një prej të pranishmeve, në lidhje me mbrojtjen që i duhet bërë heroit, pasi shumë vend të tjera po e bëjnë të tyre.
Rama tha se Skëndërbeu nuk ka nevojë për mbrojtje, por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë pasi ka shumë gjëra rreth historisë së tij, e padyshim një nga rrugët ku mund të marrim më shumë informacion është libri.
“Nuk mendoj që Skëndërbeu ka nevojë për fushatë pët ta mbrojtur, nuk ka asnjë nevojë, në kemi nevojë për ta njohur më mirë dhe për ta vlërësuar me mirë kontektstin që ai veproi, se ka aq shumë gjera për të mësuar nga histora e tij. Libri është gjëja më e vyer që i është kushtuar” – tha Kryeministri.
Teksa u fol mbi debatin për emrin e Ballkanit, Rama zbuloi se ka debatuar edhe më europianët, e shtoi janë turqit ato që preferojnë këtë emërtim për Eurpën Juglindore. Ai u shpreh se nëse Ballkan do të thotë mal, atëherë termi “Mali i Hapur” nuk do të ishte keq për t’u përdorur.
“Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.
Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur” – tha Rama.
Rama u shpreh se historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë dhe kontekste të ndryshme dhe se me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.