Transgjinorja e parë në ushtrinë amerikane, emërohet nga Biden!

Rachel Levine është bërë transgjinorja e parë admirale me katër yje në ushtrinë amerikane, që ka dhënë betimin për të departamentin e shëndetit publik. Levine në të njëjtën kohë do të jetë ndihmës-sekretare për shëndetësi pranë zyrës së Sekretarit të Shëndetësisë.

63-vjeçarja do të udhëheq 6000 anëtarë profesionist të shëndetësisë pranë ushtrisë amerikane, që do të merren me shtabin e krizave të shëndetit publik, përfshirë përgatitjen e programit të vaksinimit dhe kriza tjera kombëtare.

“Ndihem e nderuar dhe falënderuese që do t’i bashkohem burrave dhe grave të këtij kombi të madh, që janë të përkushtuar të mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga kërcënimet e mëdha dhe të vogla”, ka deklaruar Levine.

Ajo është nominuar nga presidenti amerikan Joe Biden në janar për postin e shefes së USPHS, dhe është profesoreshë e pediatrisë dhe psikiatrisë në State College Medicine dhe ish-zyrtare kryesore për shëndetësi e angazhuar në luftën kundër coronavirusit në Pensilvani.

Levine ka hyrë në histori gjatë marsit si transgjinorja e parë federale që i është votuar nga Senati.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *