Tregu shqiptar i etur për prostituta, gati 582 vajza pritet të mbërrijnë në kryeqytet për të punuar si ekskorta.
Të preferuara shihen të jenë moshës 20 deri në 30 vjeç kryesisht nga vendet e Amerikës latine, ku pagesat variojnë nga ora 200 deri në 1000 euro. Përveç qendrave të masazheve që së fundmi janë zbuluar se shumica prej tyre shfrytëzoheshin për prostitucion, duket se ky rrjet është akoma më i zhvilluar online me “Escort” që mund t’i bëhen me porosi kundrejt pagesës Një faqe online në internet iu shërben vajzave të huaja që ushtrojn prostitucion në Shqipëri për të marrë rezervime nga klientë të interesuar për shërbimet e tyre. Me një vëzhgim të thjeshtë në faqen online që shërben për të gjetur “Escort” rezulton që në këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri, janë 581 vajza. Konkretisht 559 vajza operojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Tiranë.
19 janë me bazë në Durrës ndërsa 3 të tjera janë me bazë në Sarandë. Vetëm një regjistrim i thjeshtë për të bërë të mundur aksesimin e faqes online u kushton klientëve 30 euro, ndërsa më pas vendosen çmimet për secilën nga vajzat që mund të “rezervohen”.
Ndërkohë në faqen e këtij aktiviteti të paligjshëm vihet re se vajzat që ushtrojnë në Shqipëri vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa vetëm 5 prej tyre dinë të flasin shqip.