Ditën e sotme është zhvilluar ankandi i radhës nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për blerjen e energjisë së nevojshme për vendin tonë. Bëhet me dije se OSHEE-ja nuk e ka patur të mundur të sigurojë sasinë e plotë të energjisë së nevojshme dhe ka blerë vetëm 60% të saj.
OSHEE blen vetëm 60 % të sasisë se kërkuar të energjisë për 6 ditë me vlerë rreth 13 mln euro mwh që kap një vlerë rreth 13 milion euro. Blerja e energjisë me çmimin 287.48 euro është një tjetër rekord që vlera e energjisë elektrike ka kapur në bursë. FTL do të hapë një tjetër ankand për plotësimin e sasisë së mbetur.
Megjithatë furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group do të marrë pjesë në një ankand tjetër për të plotësuar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike.
Mësohet se ky ankand është zhvilluar online, dhe në të kanë marrë pjesë 11 shoqëri vendase e të huaja. Në tre ankanet e mëparshme janë berë 24 mijë e 920 MWh energji, nga 44 mijë e 400 megavat që nevojitet në total.
Më 11 tetor Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike zhvilloi dy ankande për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor, por nuk ia doli. OSHEE ka mundur që të blejë vetëm 24,920 megavat/orë me çmim mesatar 258.47 euro. Sasi kjo që ka kushtuar rreth 6.4 milionë Euro. Ndërsa më 12 tetor u arrit marrëveshja vetëm për 4,128 MWh. Energjia elektrike u ble më çmimin mesatar 264.50 Euro/ MWh.
/Priza.al/