Ekzema është një sëmundje e përhapur masivisht dhe personat e prekur duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me veprimet që bëjnë. Lëkura e personave të prekur dobësohet dhe rrjedhimisht bëhet e ndjeshme. Këto janë disa gabime që e acarojnë këtë sëmundje:
Bëni dush të nxehtë
Një dush i nxehtë, veçanërisht në dimër, është shumë joshës. Por është një “JO” e madhe nëse keni ekzemë. Uji i nxehtë ashpërson lëkurën, irriton dhe dëmton barrierën e saj.
Qëndroni shumë gjatë në dush
Është gjithashtu e rëndësishme që të mos qëndroni shumë gjatë në dush. Ekspozimi i tepërt ndaj ujit, veçanërisht në temperatura të nxehta, dëmton lëkurën. Rekomandohen 10 minuta ose më pak.
Eksfoloni lëkurën tuaj
Nëse keni ekzemë, është e rëndësishme të shmangni përdorimin e produkteve eksfoliuese. Eksfolimi i lëkurës tashmë të thatë mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.
Shmangni kremin hidratues
Sigurohuni t’i jepni lëkurës pak hidratim. Nëse lëkura bëhet më e thatë, ekzema do të shfaqet sërish kështu që aplikimi i rregullt i një hidratuesi është i domosdoshëm.
Stresoheni shumë
Stresi mund të dëmtojë lëkurën tuaj dhe madje mund të çojë në ekzemë. Shumica e sëmundjeve të lëkurës dhe të tjera shkaktohen nga stresi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sëmundjet inflamatore si psoriasis dhe ekzema.
Nuk aplikoni kremin kundër diellit
Njerëzit me ekzemë kanë nevojë për mbrojtje nga dielli si gjithë të tjerët, por ky hap shpesh anashkalohet. Rekomandohet një krem dielli me spektër të gjerë, me bazë minerale, me SPF 30 ose më të lartë.
/Priza.al/