Një grup kriminal është goditur nga policia e Tiranës, duke çaur pas hekurave 4 persona. Grupo drejtohej nga 40-vjeçarja Brikena Frakulli, teksa 3 të arrestuarit e tjerë Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo ishin anëtarë. Blutë gjetë dhe skuestruan 6 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe kokainë, ndër to edhe 1100 doza gati për shitje. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se u sekuestruan edhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.
Hetimet kanë bërë të mundur edhe identifikimin e personit që furnizonte me lëndë narkotike tip heroinë dhe kokainë grupin e drejtuar nga 40-vjeçarja, por nuk e kanë bërë të ditur.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjestarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës”
Në kuadër të operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e grupit kriminal
- B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal
- K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal
- B., 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases B. F., dhe A. K., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.
Gjithashtru nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.
Nga hetimit e kryra rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.
Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine e heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna pasi operacioni është në vijim për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.