“6 miliardë lekë”/ Kompensimi i kompanive të ndërtimit, ministrja Ibrahimaj: Përfitojnë 300 kompani!

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka mbajtur fjalën këtë të enjte në lidhje me aktin normativ për kompensimin e kompanive që kanë kontrata publike pune.

Ibrahimaj tha se qeveria po mbështet bizneset, të cilat do ndihmojnë ekonominë e vendit.

Sakaq shtoi se janë 300 kompani që përfitojnë nga ky akt, pasi kontratat janë lidhur që prej fillimit të këtij akti.

“Ne po mbështesim bizneset që do ndihmojnë ekonominë shqiptare, por edhe të mbajnë normat e punësimit. Ne kemi një ngadalësim në ecurinë e prokurimeve publike që kanë qenë në 14%. Referuar shifrave të qarkullimit në ndërtim, kemi një ngadalësim me 1.6% në krahasim me vitin e kaluar. Në këto raste qeveria ka për detyrë të ndërhyjë dhe të garantojë rritje ekonomike. Ky akt normative prek investimet në infrastrukturë dhe ato në rindërtim, që janë nevojë jetike për ekonominë. Përfitues janë rreth 300 kompani. Janë shumë kontrata që janë lidhur prej fillimit të këtij akti normative. Efekti maksimal është 6 miliardë lekë. Fondet do të lëvrohen bazuar në faturat që do të sjellin kompanitë. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë me çmimet e materialeve të ndërtimit. Do të njohim deri në 30% të çmimeve të rritura”, tha Ibrahimaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *