Agjencia e Mbrojtjes Civile do të harxhojë 6 milionë dollarë për monitorimin e territorit me satelit për tre vite.
Duket se tashmë ideja e hedhjes së satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Autoriteti kontraktor ka shpallur fitues të këtij tenderi kompaninë amerikane “Satellogic USA” Inc me procedurën dialog konkurrues. Mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.
Kompania “Satellogic USA” Inc është e fokusar tek vëzhgimi i imazheve satelitore të tokës me qëllim nxitjen e një vendimmarrjeje më të mirë.
Ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile vjen në një kohë kur ky institucion është përballur më një situatë të vështirë me zjarret dhe me akuza të shumta politike për menaxhimin e saj. Edhe pse në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se Agjencia e Mbrojtjes Civile është e paaftë për të vlerësuar këto lloj katastrofash dhe ka mungesë në mjete dhe burime njerëzore.
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit./abc