6 plumba për tradhtinë! Polici i penduar dhe tronditur në gjyq

Lihet në fuqi masa e sigurisë për efektivin e policisë Erjon Goxhara që ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të Lorenc Kostës. Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike. Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *