Sot do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste. Mbledhja pritet të fillojë në orë 17:00, e cila do të mbahet online.
Sakaq, pritet që në rendin e ditës të miratohet edhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 Prill në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkohë ky pritet të jetë edhe rendi i ditës së sotme:
RENDI I DITËS:
- Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
- Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
- Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Si dhe pritet që sot, kryeministri Edi Rama, të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve të degëve të PS-së, të cilët do të jenë në këtë detyrë deri më 15 qershor. Mandati iu ndërpritet 61 kryetarëve aktualë të degëve të partisë, ndërkohë që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.