6 yjet e Hollywood-it që rikthyen në modë modelet e flokëve të viteve ’90

Njihuni me 6 yjet e showbiz-it që rikthyen në modë modelet e flokëve të viteve ’90. Hidhini një sy më poshtë dhe frymëzohuni për ndryshimin tuaj:

LUCY HALE

Aktorja e “Pretty Little Liars” ka vendosur t’i presë flokët shkurt stil ‘bob’, të prera pak më shumë në njërën anë. Ky model i shkon shumë dhe duket kaq bukur. Por elementi kryesor  i viteve ’90 është se asaj i pëlqen t’i dekorojë flokët me kapëse të vogla fluturash, të cilat ishin trendi më i mirë në atë kohë.

YARA SHAHIDI

Aktorja dhe modelja bukuroshe Yara Shahidi, ka rikthyer modelin e fundit të flokëve të viteve ’90, të frymëzuar nga ‘Spice Girls’, me topuz të vegjël që zbukurojnë të gjithë kokën.

DUA LIPA

Këngëtarja e njohur ka zgjedhur të bëjë një topuz të çrregullt dhe me baluke të ndarë në mes. Ky ishte modeli më i përdorur i atyre viteve.

KENDALL JENNER

Modelja e famshme ka rikthyer modelin e flokëve më të pëlqyer të viteve ’90. Gërsheti i gjatë me flluska. E thjeshtë, elegante dhe e bukur. I lidhni flokët poshtë me një llastik dhe e lidhni gërshetin me llastiqe të tjera çdo disa centimetra, ndërkohë që hapni tufat në mes që të duken si flluska.

BELLA HADID

Bella njihet për dobësinë e saj për çdo gjë retro. Kështu që shpesh e shohim atë duke rikthyer trendet e viteve ’90. Një nga modelet e preferuara të saj është kapja e flokëve me kapëse të mëdha. Edhe pse është një model i thjeshtë, ajo duket gjithmonë keq.

HAILEY BIEBER

Hailey gjithashtu pëlqen shumë modelin e viteve ’90, si flokët e kapura bisht, në mes të kokës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *