Teksti i dokumentit iu lexua gazetarëve në selinë e OKB-së në Nju Jork nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB Serhiy Kislytsa.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mbajtur mbrëmë, me rastin e gjashtë muajve nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe Ditës së Pavarësisë së atij vendi, 58 vende miratuan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të armiqësive të nisura nga pushtimi i Rusisë”.
Në mesin e atyre që e mbështetën deklaratën janë vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Turqia, Zvicra, si dhe disa vende të Azisë dhe Amerikës Latine.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit se “është shpallur alarm” dhe përsëriti se është shumë i shqetësuar për aktivitetet ushtarake në zonën e termocentralit bërthamor të Zaporozhye.