60-vjetori i krijimit ‘The Rolling Stones’, grupin britanik tashmë do e shohim edhe në pulla postare

Me rastin e 60 vjetorit të krijimit të grupit anglez ‘The Rolling Stones’, i formuar në Londër në vitin 1962, një grup i veçantë pullash do të dalin në shitje nga 20 janari dhe mund të porositen nga sot në, ‘Royal Mail’.

Tetë nga pullat do të paraqesin imazhe nga disa nga performancat e tyre më të famshme ndër vite, duke përfshirë data të tilla si; shfaqja e Londrës ‘Hyde Park’ në vitin 1969 e mbajtur më 5 korrik, vetëm dy ditë pas vdekjes së anëtarit themelues, Brian Jones.

The Rolling Stones - Wikipedia

Festivali pa pagesë në natyrë, i shitur si ‘The Stones in the Park’, pa debutimin e drejtpërdrejtë të kitaristit të tij zëvendësues, Mick Taylor, i cili më vonë u zëvendësua nga Ronnie Wood.

Shfaqje të tjera që do të shfaqen në tetë pullat përfshijnë performancat në Roterdam, Holandë, në gusht 1995 dhe koncerti i tyre në Festivalin ‘Knebworth’ në gusht 1976.

Katër pulla të tjera do të jenë të disponueshme në një format fletësh në miniaturë dhe do të paraqesin dy foto të grupit së bashku dhe dy nga posterat e tyre të vjetër të turneut mbarëbotëror.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *