Princi William dhe Princi Harry zbuluan sot statujën në nder të Princeshës Diana por siç raportohet nga mediat e huaja ato thuhet se nuk janë shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Kate Middleton dhe Meghan Markle, ndërkohë Princi Charles, gjithashtu nuk ka marrë pjesë sepse ai ka planifikuar një udhëtim në Skoci.
Dy vëllezërit përkujtuan 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni tnë Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës.
Në një postim në Instagram Princi William ka postuar një foto të statujës ku shfaqet bashkë me vëllain, Princin Harry dhe fotoja shoqërohet me mbishkrimin:
‘Sot, në ditëlindjen e 60-të e Nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj – cilësi që e bënë atë një forcë në të gjithë botën. Çdo ditë, do të donim që ajo të ishte akoma me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe i trashëgimisë së saj. Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e tyre të jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për të realizuar këtë statujë dhe të gjithë atyre nëpër botë që mbajnë gjallë kujtesën e nënës sonë’.
Një burim nga pallati mbretëror ka konfirmuar se Princi William do të shoqërojë Middleton dhe fëmijët e tyre për të parë statujën privatisht.
/Priza.al/