Një shtetas është proceduar penalisht nga policia. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.S, i cili ka ngacmuar seksualisht 20 vjeçaren në Rrugën e Barikadave, Tiranë.
63 vjeçcari akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Njoftimi i Policisë:
Një 63-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin L. S., 63 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi në Rrugën e Barrikadave, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 20 vjeçe”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.