Zbulimi i jashtëzakonshëm në Itali: Dhoma e paprekur dokumenton jetën e skllevërve në Pompein e lashtë

Tre shtretër me litarë dhe dru me shenjat ende të dukshme të leckave që i mbulonin, uturaku ngjitur me shtretërit, ndërsa përreth hapësirën e zënë veglat e punës, timoni i karrocës, parzmoret e kuajve, amfora të mëdha të grumbulluara.

Në portat e Pompeit, vila e madhe periferike e Civita Giuliana rikthen dhomën e zënë nga skllevërit, ndoshta një familje e vogël, ende e paprekur me të gjitha gjërat e saj të varfra. Një lloj fotografie e fundit që ANSA ka mundur të dokumentojë në pamjet paraprake dhe që hedh dritë mbi jetën e fundit në koloninë e pasur romake të varrosur nga Vezuvi në vitin ‘79 pas Krishtit.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm”, shpjegon për ANSA-n drejtori i Parkut Zuchtriegel. “Është shumë e rrallë që historia rikthen detajet e jetës së më të përulurve”.

Për ministrin e Kulturës italiane Dario Franceschini zbulimet e bëjnë Pompein një model studimi dhe kërkimi unik në botë.

Sigurisht që në Pompei jemi mësuar me luksin e dhomave me afreske, mrekullinë e trikliniumeve, artin e rafinuar të atriumeve dhe kopshteve. Por nga ana tjetër, në pak metra katrorë të kësaj dhome të errët, pak hapa larg stallës së destinuar për saurianët, realiteti i ashpër i gjërave godet në ngurtësinë e mjerisë së tij si një grusht në stomak.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *