Një shtetase 64-vjeçare është raportuar e humbur në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja me inicialet D. E për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.