6500 topa të shfryrë “pushtojnë” selinë e FIFA-s, artisti gjerman thirrje njerëzve: Bojkotoni Kupën e Katarit

12 vite më parë, kanë nisur protestat kundër Katarit, kur vendi fitoi të drejtën në dhjetor të 2010-ës. Këto protesta mesa duket ende nuk janë qetësuar. I fundit që I është bashkuar frontit kundërshtar të Kupës së Botës në Lindjen e Mesme ka qenë artisti gjerman Volker Johannes Trielb. Artisti ka çuar 6500 topa të shfryrë përpara selisë së FIFA-s në Zvicër.

Jo fare rastësisht, sepse sipas statistikave 6500 punëtorë emigranë, ne 12 vite kanë humbur jetën duke punar në ndërtimin e stadiumeve dhe strukturave që do të presin turneun.

Artisti gjerman Volker-Johannes Trieb vendosi një top të shfryrë për secilën prej viktimave dhe u bëri thirrje njerëzve të bojkotojnë Kupën e Botës në Katar.

“Doja të dërgoja disa foto në të gjithë botën dhe të përkujtoja punëtorët e shumtë emigrantë që humbën jetën duke ndërtuar stadiume në kushte çnjerëzore në vendin pritës. Me numrin e madh të topave kam dashur të bëj të dukshëm edhe numrin e madh të viktimave”, është shprehur ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *