Shtetasi me inicialet R.Sh. është proceduar nga policia pasi goditi një person me mjet prerës tip biçak. Sipas njoftimit të policisë ai akuzohet për veprën penale “Përplasje e lehtë me dashje”. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit.
66-vjeçari i proceduar penalisht, ka goditur shtetasin me inicialet A.A, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.