68 vjeçari gjendet pajetë nga vëllai i tij, dyshimet e para

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë bëhet fjalë për një 68 vjeçar që jetonte vetëm. Ai është gjentur nga i vëllai i tij.

Viktima vuante nga një sëmundje tumoriale.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *