Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me protestën e 7 korrikut.
Saliani tha se është padyshim forma e duhur e reagimit duke marrë parasysh problemet dhe gjendjen e mjerueshme të vendit, por do të jetë gjithmonë në të njëjtën linjë me demokratët. Sakaq shtoi se secili duhet të bëjë maksimumin, por përgjegjësia do bjerë mbi atë që e ka organizuar.
“Secili të bëjë maksimumin, përgjegjësia bie mbi ata që e kanë organizuar, ajo që ka rëndësi është qe Shqipëria ka një mijë e një arsye për të protestuar. Kjo është arsyeja e kësaj forme reagimi, sepse vendi ndodhet në gjendje te mjerueshme ekonomike. Demokratët nuk janë as kishë as xhami, unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrimi që kam bërë pas 6 marsit, e ritheksoj unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta, jam i privilegjuar që jam votuar në Korçë me numër masiv votash”, tha ai.