7 marsi, Meta uron mësues e pedagogë nga shkolla e tij: Dita për të marrë vendime në mbështetje të tyre

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar mësuesit me rastin e 7 marsit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, teksa kërkon trajtim dinjitoz për mësuesit, Meta shprehet se sot është dita për të marrë vendime të mëdha në mbështetje të mësuesve, pedagogëve, në mbështetje të mirëarsimimit të fëmijëve tanë.

Mesazhin e tij, Meta e dha nga shkolla “Kongresi i Lushnjës”.

“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit dhe nxënësit. Sot lule për mësuesit, e nesër, sa më shpejt, duhet të sigurojmë edhe trajtim dinjitoz për ta!”, shkruan Meta krahas videos.

“Është një kënaqësi dhe një emocion i veçantë që sot për 7 marsin t’i uroj gjithë mësuesve dhe pedagogëve t’i uroj kudo Gëzuar festën e mësuesit, gëzuar këtë festë të rëndësishme për kombin tonë, pasi me mësuesin, me pedagogun është e lidhur e ardhmja e vendit tonë, aq më tepër sot kur sfidat që ka përpara vendi ynë kërkojnë një investim të jashtëzakonshëm për arsimin dhe dijen. Për ne vendimmarrësit sot është dita për të marrë vendime të mëdha në mbështetje të mësuesve, pedagogëve, në mbështetje të mirëarsimimit të fëmijëve tanë. Kongresi i Lushnjës është një shkollë që më zgjon emocione të veçanta sepse jo vetëm jam ulur këtu për herë të parë në bankat e shkollës, por edhe se këtu ka shërbyer si mësuese për 20 vite nëna ime”, deklaroi Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *