Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar mësuesit me rastin e festës së 7 marsit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion duke edukuar fëmijët, mbjellë ëndrra dhe frymëzuar ata çdo ditë.
“Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë” – shkruan ministrja Kushi.