7 mln drita me 3 llamba e 1 TV, OSHEE sqaron të vërtetën e ankesës së pensionistit në takimin me Nokën

Sevxhemali Beluli, gjatë një takimi me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se i kanë ardhur 7 mln lekë drita. Ai iu ankua Nokës duke thënë se fatura e energjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj, me 3 llamba dhe 1 televizor.

Një deklaratë e tillë, solli reagimin e menjëhershëm të OSHEE-së, të cilët e mohojnë kategorikisht këtë fakt. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se pretendimi për faturën 7 milionë lekë nuk qëndron, duke u shprehur të habitur për këtë akuzë.

“OSHEE shpreh habi me deklaratën e abonentit gjatë takimit elektoral me kandidatin e PD. Pretendimi për faturë 7 milionë lekë nuk qëndron dhe është larg të vërtetës. Abonenti ka detyrim ndaj OSHEE rreth 90 mijë leke, për te cilat ka lidhur aktmarrëveshje dhe i paguan me këste”, sqaron OSHEE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *