7 produktet natyrale që trajtojnë djegiet e lëkurës

1.Uji i ftohtë: Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.1.Uji i ftohtë : Sa herë që pësoni djegie të shkallës së parë duhet të fusni menjëherë zonën e dëmtuar në ujë të. Uji i ftohtë qetëson dhimbjen pasi shtrëbgon enët e gjakut.

2.Patatet: Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

3. Aloe vera: Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës,por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe më lyejeni me xhel ale vera.

4.Vaj ulliri dhe vaj i arrës së koksit: Kombinimi i këtyre dy vajërave ndihmon plagën të shërohet më shpejt dhe eleminon menjëherë shenjat e djegies.

5.Mjalti: Mjalti është shumë i njohur për vlerat e tij ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.Vendosni pak mjaltë mbi plagë dhe lëreni që të veprojë për disa minuta. Më pas mund ta fashoni ose thjesht mbuloni me një garzë.

6.Qepa: Në lëngun e qepës gjendet një substancë e quajtur kuercitinë që qetëson dhimbjen dhe ndihmon në mbylljen sa më shpejtë të plagës.

7.Lëkurë bananaje: Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *