7 vite pa Dr Florin, ja si e kujton miku i tij i zemrës

Ditën e sotme bëhen 7 vite qëkur Dr Flori, u nda nga jeta. Vdekja e tij krijoi një boshllëk të madh tek familjarët, miqtë dhe në muzik, duke mos qenë më prezent me projektet e tij muzikore.

Këngëtari dhe miku i tij më i mirë, ndau një foto të West Side Family me një shkrim prekës në Instagram, ku shkruan: “7 vite mungesë, por një pafundësi pranie!

#DrFlori 17 nëntor 2014”, shkruan Landi Hysi.

Këngëtarja Aurela Gaçe dhe Stine sollën një bashkëpunim pjesë e të cilit është edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë lejen e familjarëve të Florit.

“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, thanë dy këngëtarët, të ftuar pak kohë më parë në emisionin “Wake Up”.

Këngët e Dr Florit vazhdojnë të mbeten hite dhe të dëgjohen nga të gjithë.  Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si : Mesazh, Kena Lind Për Qef.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *