Detaje shpërthyese për ish-presidentit e SHBA-së Donald Trump zbulohen nga libri i shumëpritur i gazetares së New York-ut Maggie Haberman, “Njeriu i besimit’ i cili pritet të dalë sot.
Libri e përshkruan veprimtarinë e Trump nga koha e tij si biznesmen në New York deri në jetë e tij si President.
Ai bazohet në intervista me më shumë se 200 burime, duke përfshirë ish-ndihmës si dhe tre intervista me vetë Donald Trump.
Më poshtë janë tetë nga zbulimet ,më të mëdha të librit:
Në një takim me shefin e atëhershëm të shtabit John Kelly dhe më pas këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Don McGahn, Haberman shkruan se zoti Trump ishte shumë afër të shkruante në Twitter se vajza e tij, Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner – të dy ndihmës të lartë të Shtëpisë së Bardhë – po largoheshin nga pozicionet e tyre.
Ai u ndalua nga Kelly, i cili e këshilloi të fliste me Ivanka dhe zotin Kushner së pari përpara se të dërgonte postimin në Tëitter. Trump nuk foli kurrë me ta dhe ata të dy mbetën ndihmës të Shtëpisë së Bardhë deri në fund të presidencës së tij.
Libri zbulon gjithashtu se Trump fliste shpesh për dhëndrin e tij dhe një herë komentoi se Kushner “duket si një fëmijë” pasi dëgjoi një fjalim publik që ai mbajti në 2017.
Trump e ka mohuar ngjarjen duke u shprehur: “Fiksion i pastër. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje.”
2) Trump kërkoi të bombardonte laboratorët e drogës në Meksikë
Haberman shkruan se zoti Trump ngriti disa herë mundësinë e bombardimit të laboratorëve meksikanë të drogës – një sugjerim që habiti ish-sekretarin e mbrojtjes së SHBA, Mark Esper.
Ideja buroi nga një bisedë që zoti Trump pati me Brett Giroir, një oficer i shëndetit publik dhe një admiral me Korpusin e Komisionuar të Shërbimit të Shëndetit Publik të SHBA.
Giror i tha Trump se objektet që prodhojnë droga të paligjshme në Meksikë duhet të jenë në qendër të vëmëndjes për të ndaluar që këto substanca të kalojnë kufizimin.
Trump më pas sugjeroi bombardimin e objekteve të drogës.
3) Trump kishte frikë se mos vdiste nga Covid-19
Kur zoti Trump u sëmur me Covid-19 në tetor 2020, gjendja e tij në Shtëpinë e Bardhë po përkeqësohej dhe ai kishte frikë se mos vdiste.
Në një moment, zëvendës shefi i tij i kabinetit, Tony Ornato, paralajmëroi presidentin se nëse shëndeti i tij përkeqësohej më tej, ai do të duhej të vinte në lëvizje procedurat për të siguruar vazhdimësinë e qeverisë.
Kjo frikë ekzistonte pavarësisht disa përpjekjeve të zotit Trump për të minimizuar pandeminë, pasi ai shqetësohej se virusi po ndikonte negativisht në imazhin e tij dhe motivimet politike.
Haberman shkruan se ai u kërkoi ndihmësve përreth tij që të hiqnin maskat e tyre dhe se ai këshilloi guvernatorin e atëhershëm të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të mos fliste për virusin në TV.
4) Trump përmendi pronën e tij në takimin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar
Libri i Haberman detajon disa takime mes zotit Trump dhe liderëve botërorë.
Për shembull, në takimin e tij të parë me kryeministren e atëhershme të Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, Trump foli për abortin, duke thënë se “disa njerëz janë pro jetës, disa janë pro zgjedhjes. Imagjinoni sikur disa kafshë me tatuazhe të përdhunojnë vajzën tuaj dhe ajo të mbetet shtatzënë?”
Ai më pas ndryshoi temën në një bisedë për Irlandën e Veriut për të diskutuar se si të bllokohej një projekt i erës në det të hapur që do të ngrihej pranë pronës së tij.
5) Trump i kërkoi Giulianit të “bëjë gjithçka” për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020
Kur u bë e qartë se zoti Trump po humbiste zgjedhjet e vitit 2020 ndaj presidentit aktual amerikan Joe Biden, ai thirri ish-kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut dhe avokatin e tij personal Rudy Giuliani.
“Në rregull, Rudy, ti je në krye. Bëj çfarë të duash. Nuk më intereson,” tha Trump, pasi avokatët e tjerë refuzuan të shkojnë aq larg sa ai kishte kërkuar në përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.
“Avokatët e mi janë të tmerrshëm,” i tha ai z. Giuliani, sipas librit. Ai gjithashtu qortoi shpesh këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone.
Libri zbulon se në atë kohë, zoti Trump ishte i dashuruar me teoritë e konspiracionit dhe kërkonte avokatë që këshilltarët e tij mendonin se ishin mashtruar.
6) Trump hidhte dokumenta në një tualet të Shtëpisë së Bardhë
Kur zoti Trump ishte në detyrë, stafi i Shtëpisë së Bardhë në mënyrë periodike zbuloi se tualeti ishte i bllokuar me dokumente.
Ai dyshohet se grisi gjithashtu dokumente, gjë që bie ndesh me Aktin e Regjistrimeve Presidenciale – një ligj që thotë se dokumentet e krijuara ose të marra nga një president janë pronë e qeverisë amerikane dhe do të trajtohen nga Arkivi Kombëtar i SHBA-së sapo të përfundojë presidenca.
Detajet zbulohen mes pretendimeve më të gjera për dokumente të humbura nga Shtëpia e Bardhë e zotit Trump, të ngritura nga Arkivi Kombëtar.
Trump gjithashtu përballet me një hetim penal nga Departamenti i Drejtësisë për mbajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida pas largimit nga detyra.
7) Trump mendonte se punonjësit e pakicave etnike ishin kamerierë
Në një takim të kongresit menjëherë pas inaugurimit të tij në 2017, Haberman shkruan se zoti Trump iu drejtua një grupi të ndryshëm racor të punonjësve demokratë dhe u kërkoi atyre të merrnin gotat, duke i ngatërruar ato me kamerierë.
Libri detajon se zoti Trump ua bëri komentet stafit të senatorit Chuck Schumer dhe përfaqësueses Nancy Pelosi.
Haberman gjithashtu dokumenton një histori të vërejtjeve homofobike të supozuara të shqiptuara nga zoti Trump.
/alfapres