Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar është vetëvrarë, dukë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia njofton se ky rast është shënuar paraditen e sotme, në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë.
Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi me inicialet Dh. D., 70 vjeç.
Grupi hetimor, aktualisht po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.