7200 euro gjobë nëse nuk vaksinoheni, ja cili vend i Europës do të miratojë projektligjin

Një projektligj i pazakontë pritet të miratohet nga qeveria austriake ku të gjithë qytetarët që nuk vaksinohen pritet të gjobiten më një shumë prej 7200 eurosh.

Ligji parashikohet të hyjë në fuqi shkurtin e vitit që vjen dhe gjithashtu parashikohet që nga ky rregull të përjashtohen vetëm personat të cilët nuk mund të marrin dozën e vaksinës për shkak të komplikacioneve shëndetësore që ajo mund të shkaktojë.

Austria ka vendosur disa ditë më parë që të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët. Ky ligj do të funksionojë në mënyrë të tillë. Personat që nuk janë vaksinuar do të thirren në zyrat vendore të zonave ku jetojnë dhe do të duhet të marrin dozën e vaksinës.

Nëse qytetarët refuzojnë dy herë, atëherë ata do të gjobiten me një shumë prej 3600 eurosh. Pasi kanë marrë këtë gjobë dhe sërish nuk do të vaksinohen, pas një kohe të caktuar, qytetarët do të gjobiten dhe me 7200 euro të tjera.

Por kjo çështje mbetet ende në kuadrin e projektligjit dhe nuk ka ende specifikime nga autoritetet zyrtare se si do të funksionojë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *