Çmimit të druve të zjarrit ka shkuar 7.500 lekë për metër sterë. Banorët e Maliqit e kanë të pamundur ti blejnë, ndërsa bashkia siguron vetëm 25% të nevojave, me një çmim prej 3.500 lekë për metër sterë.
Disa banorë të mbështetur dhe nga kryepleqtë e fshatrave kanë protestuar tek Bashkia e Maliqit dhe i kanë kërkuar kryetarit Gëzmi Topçiu të gjejë zgjidhje.
“I kemi ardhur kryetarit që ti japë drejtim të sjellë dru, të hapen parcela në pyll. Populli është në krizë dhe mund të jetojë në dimër, tani jemi me korent. Pensionisti që merr 50 mijë lekë a 30 mijë si të marrë dru. Drutë ku janë i di bashkia, duhet urgjente. Presin të vijnë makinat me dru siç kanë ardhur çdo vit këtë vit nuk kanë ardhur”, thotë një banor.
“Dru na duhen se s’bën! Kam kunatën të paralizuar s’ka njëri në shtëpi, nuk ka një dru dridhet si purtekë. Korentin se përballojmë dot. Drutë ku ti gjemë, në mal nuk shkojmë. Duam të dimë çfarë do bëhet për ne”, thotë një banore.
Një vit më parë Bashkia e Maliqit mori dru nga bashkitë fqinje që kanë më shumë sipërfaqe pyjore. Kryetari i Bashkisë Gëzim Topçiu sqaron se dhe këtë vit janë në pritje që bashkitë që kanë tepricë ti ndihmojnë. Deri sa të zgjidhet ky problem Toçiu sugjeron një zgjidhje të përkohshme dhe kërkon mbështetje nga institucionet e tjera.
“S’kemi një zgjidhje definitive. Kam nxjerrë një urdhër që zonat malore të furnizohen nga bacat e tyre pemë që rrëzohen apo pemë që ju ka kaluar mosha. Po ende nuk kemi zgjidhje përfundimtare nga policia apo institucionet e tjera që lejojnë qarkullimin e druve të zjarrit”, u shpreh Gëzim Topçiu.
Nga një përllogaritje që kanë bërë ekspertë banorëve të Maliqit ju duhen rreth 100 mijë metër sterë dru zjarri. Ndërkohë që me bashkia nga pyet që ka në administrim siguron vetëm 25 mijë metër./abc