Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov duke komentuar samitin e NATO-s me rastin e 75-vjetorit deklaroi se vendet anëtare të aleancës po mobilizojnë burimet maksimale ushtarake për të ruajtur hegjemoninë e tyre në rënie.
“Samiti i NATO-s në Uashington e bëri të qartë se vendet aleate kanë marrë rrugën e përgatitjes për luftë”.
Ai pretendon se SHBA do që Rusia të pranojë me butësi lëvizjen e makinës ushtarake të NATO-s drejt Lindjes. NATO theksoi rrugën e pakthyeshme tashmë për anëtarësimin në aleancë dhe më shumë ndihma ushtarake e financiare për Kievin.
40 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të Kievit deri në vitin e ardhshëm, përfshirë këtu avionët e luftës F-16 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.