76 vjetori i themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet është festuar me këngë, valle e fishekzjarre në Korenë e Veriut. Qytetarët kanë vendosur lule para statujave të themeluesit të kombit Kim Il Sung dhe ish-liderit Kim Jong II.
Sipas mediave shtetërorë, lideri koreano-verior Kim Jong Un iu është drejtuar disa zyrtarëve me veshje të errëta në një dhomë ku nuk respektoheshin masat anti-Covid.
Rikujtojmë se vendi nuk ka raportuar asnjë rast me COVID, ndërsa autoritetet kanë dyshime në lidhje me vërtetësinë e këtij bilanci.
/Priza.al/