Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se vendi ndodhet në një situatë alarmante, pasi paratë e shqiptarëve po vidhen dhe shpërdorohen çdo ditë.
Berisha theksoi se në 7 vite qeverisje nga kryeministri Edi Rama janë shpërdoruar rreth 8.2 miliardë euro, kjo një shumë sipas tij sa dy buxhete.
Sakaq tha se Rama ka të fshehur në bankë rreth 200 milionë euro.
“Lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin, drogën dhe zëvendësimin e vendit në narkoshtet. Shqipëria është kthyer në qendër për kriminelët. Vendosja e sistemit të korrupsionit në vend, në 7 vite janë shpërdoruar rreth 8.2 mld euro sa dy buxhete. Me sistemin korrupsion, punët publike kushtojnë 8 herë më tepër. Rama u emërua kryeministër, ndonëse akuzohet se ka fshehur në bankë 200 milionë euro. Shqiptarët janë shndërruar në popull të gomoneve. PS zotohet që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha ai.