8 Marsi/ Berisha: Mirënjohje të pakufishme për gratë dhe vajzat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar gratë dhe vajzat me rastin e festës së ‘8 Marsit’.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ndau një foto me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Berisha shkroi se gratë meritojnë mirënjohje të pakufishme.

“Gëzuar 8 Marsin.

Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqerisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bejnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar!#sb”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *