“8 Marsi”/ Gratë protestë përpara kryeministrisë: ‘Drejtësi për gratë e vrara’

Dita Ndërkombëtare e Gruas i gjeti disa gra në vendin tonë në protestë për të kërkuar më shumë të drejta e barazi gjinore. Me pankartat në duar, ‘S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, “Drejtësi për gratë e vrara” gratë e LDGSH kanë protestuar para kryeministrisë, ndërsa këto pankarta i lanë në shkallë si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Nën moton “Protestojmë për të drejtat tona”, gratë dhe vajzat e  marshuan nga Kryeministria në drejtim të institucioneve të tjera.

S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, “Drejtësi për gratë e vrara” me këto pankarta në duar gratë e LDGSH kanë protestuar këtë 8 mars për më shumë të drejta për gratë.

“Sot jemi pozicionuar para Ministrisë së Brendshme për të shprehur revoltën tonë në këtë të shënuar si dita e gruas dhe këtu jemi për t’i thënë STOP dhunës ndaj grave. Për të thënë boll bërjes palë me dhunuesin nga Policia e Shtetit, nga i gjithë shteti në fuqi. Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të këtyre ditëve të fundit, por jo vetëm sesi dhunues dhe vrasës të grave, të nënave, të vajzave shqiptare janë liruar në mënyrë antiligjore nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykata. Jemi këtu për t’i bërë thirrje STOP ngritjes dorë ndaj vajzës, gruas, ndaj nënës dhe motrës, sepse nëse ne vrasim gruan ne vrasim jetën.

Jemi këtu për t’i bërë thirrje edhe Policisë së Shtetit të pozicionohet gjithmonë në krah të grave dhe vajzave të dhunuara. Jemi dëshmitarë për shumë herë që jo vetëm që nuk iu është hapur dera për t’u mbrojtur nga Policia Shtetit, e cila këtë detyrë ka, por janë bërë palë me dhunuesin, duke i nxjerrë jashtë komisariateve dhe duke i përzënë që në fund të fundit, ajo ka gjetur vdekjen nga ai dhunuesi që është bërë palë me Policinë e Shtetit. Përpos gjithë këtyre ngjarjeve makabre që kanë ndodhur, unë dua të kujtoj dhe të shpreh ngushëllimin me të gjitha koleget e mia demokrate, për ato tri vajza dhe nëna që u vranë vetëm një javë më parë nga një dorë vrastare, ku emrin, identitetin dhe karakterin e tij e dinte edhe Policia e Shtetit, edhe Prokuroria, edhe Gjykata. Edhe ne kemi arritur në pikën që Policia e Shtetit sot nuk parandalon dhunën, vrasjen, por është kthyer në një mbledhje të gëzhojave.

Në disa raste policia është kthyer edhe në një vrasëse reale e vajzave dhe e grave shqiptare. Nga ana tjetër nga ky moment dua të shpreh ngushëllimet edhe pë rnjë vajzë nga Kenia. Kishte ardhur në territorin shqiptar për të punuar, dhe ky është turpi më i madh që ne jo vetëm që nuk e ruajtëm atë vajzë, por Ministria e Brendshme me ministrin dhëndër të Edi Ramës, së bashku me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit e fshehën ngjarjen në mënyën më të pamoralshme. Sot vajza e ndjerë Joy nga bota e përtejme kërkon drejtësi nga ajo drejtësia e munguar që për katër muaj nuk u bë asnjë ekspertizë dhe nuk u morën asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Nga ky moment unë do të kërkoja drejtësi për Joy-n, sepse është qartazi që është një vrasje shtetërore për sa kohë e mbron Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por kërkoj drejtësi për të gjitha vajzat dhe gratë e dhunuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *