8 Marsi/ Presidenti Begaj: Gratë e mrekullueshme të vendit, shtyllat që mbajnë në këmbë familjen

Në ditën ndërkombëtare të gruas, presidenti i vendit Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh mirënjohje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet se gratë janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjen dhe çojnë përpara shoqërinë. Ai u përcolli grave të vendit urimet edhe në emër të bashkëshortes së tij, Zonjës së Parë Armanda Begaj.

“Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën!

Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë! Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija!” – shkruan Begaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *