Disa qytetarë kanë dalë në marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ata mbajnë disa pankarta në duar me mbishkrimet “Mos hesht”, “Ti meriton të vlerësohesh”, “Mos e duro dhunën”.
Nga situata e përkeqësuar në Shqipëri, ku para pak ditësh ndodhi një vrasje e trefishtë ndaj tre grave, ndjenja e sigurisë për gratë dhe vajzat është zvogëluar.
Rastet e dhunës dhe vrasjeve ndaj grave janë statistika alarmuese për shoqërinë shqiptare.
Ata kërkojnë tu respektohen të drejtat bazë të njeriut.