Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ernest Veshtaj i cili u ndalua nga policia si organizator i kultivimit të lëndëve narkotike.
Në 27 sera në Malësinë e Madhe u gjetën 8 mijë fidanë kanabis. Veshtaj ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me serat me kanabis të asgjësuara nga policia.
Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” por gjykata vendosi “arrest shtepië” për shkak të mungesës së provave në këtë fazë fillestare të hetimit.