Rreth 100 mjekë, infermierë dhe sanitare në qytetin e Korçës nuk kanë marrë prej muajit maj pagesat e COVID. Ata kanë firmosur një peticion drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ata thonë i janë drejtuar edhe portalit ‘Shqipëria që Duam’, por sipas tyre ky shqetësim ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Punonjësit shëndetësorë kërkojnë që të paguhen ekstra me 5 mijë lekë mbi ditën e punës për periudhën nga muaji maj deri tani.
/Priza.al/